Haradinaj kërkon nga Vetëvendosje dhe LDK që ta formojnë Qeverinë e të mos flitet për zgjedhje tani

Haradinaj: Të gjithë ata që po deklarojnë se po dëmtohen marrëdhëniet me SHBA-të e kanë gabim

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur edhe një herë për çështjen e taksës së vendosur ndaj Serbisë dhe mundësinë e heqjes së saj. Sipas tij, të gjithë ata që po deklarojnë se po dëmtohen marrëdhëniet me SHBA-të e kanë gabim. “Popujt që janë rreshtuar me Amerikën kanë krijuar botën e lirë dhe ne kemi arritur atë që kemi synuar – lirinë. Çdo shqiptar, kudo si këtu, si në troje të tjera, si në diasporë, e përjeton Amerikën si familjen e vet”, ka thënë ai. “Ata që po nguten t’i përkthejnë veprimet tona me prishje të marrëdhënieve tash nuk po e din këta që nuk është ashtu – kur rri përballë Rusisë, asnjë marrëdhënie me Amerikën nuk do ta prishësh”, ka shtuar ai. Sipas Haradinajt, taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër Rusisë. “Ne do të rrimë përballë Rusisë. Taksa nuk është vendosur kundër Amerikës por Rusisë. Rusia dhe Serbia ka punuar që të na tërheqë njohjet, me para”. “Taksa do të mbesë deri në njohje. Pse duhet të ekzistojë taksa deri në njohje – sepse nuk është lehte të hash mallin e atij që na ka vra mirëpo kur na thuhet që të japim diçka për njohje, për çka po flitet më?” Haradinaj i bëri këto komente në akademinë dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …