Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar luftëtarët e Dukagjinit, Arben e Luan Qerimaj, Fetah Selca, Besim Alijaj, Rexhep Tafa dhe Haki Krasniqi. Ai ka vlerësuar se derisa nderohen dëshmorët e luftës, kujtohet se liria që gëzohet sot, është shumë e shtrenjtë. “Derisa nderojmë dëshmorët e luftës sonë çlirimtare, ne kujtojmë se sa e shtrenjtë është liria që e gëzojmë sot. Ishte lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NATO-n e udhëhequr nga Amerika. Falë sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së dhe brezave që kontribuuan ndër vite për Atdheun sot ne gëzojmë shtetin e pavarur dhe Ushtrinë moderne që kryen misione përkrah shteteve aleate të NATO-s, e misionin tonë në sigurimin e lirisë sonë nuk duhet ta ndalim derisa të bëhemi ofrues të sigurisë, si pjesë e NATO-s. Lavdia u takon të gjithë atyre që u vunë në mbrojtje të Atdheut!” ka shkruar mes tjerash, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …