Lideri i AAK-së, Hamush Haradinaj, i nominuar për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, gjatë një takimi bashkëbisedimi me qytetarë që ka mbajtur hënen në mbrëmje, ka thënë se nuk do të administrojnë me të tashmen, por do të hapin rrugë për zhvillim. “Nuk do të administrojmë me të tashmen, por do të hapim rrugë për zhvillim! Jemi bërë bashkë për Kosovën, për qytetarët e Kosovës, për tu zhvilluar fuqimisht, për të marrë vendime të guximshme dhe të ecim përpara drejt e sigurt. Përmes qeverisjes së ardhshme nuk do të administrojmë me të tashmën, por do të hapim rrugë për një zhvillim të shpejtë ekonomik, i cili mundëson zhvillimin e shtetit, zhvillimin e shoqërisë dhe realizimin e aspiratave të secilit qytetar. Ne zotohemi për një ekonomi të tregut të lirë, me politika mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me metoda të granteve dhe subvencionimit, ndryshim të taksave dhe akcizave, me qëllim të përkrahjes, rritjes dhe zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …