Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se jemi për përmirësimin e marrëdhënieve me shtetin e Serbisë, por jo vetëm Kosova duke dhënë, e duke mos marrë asgjë nga pala tjetër. “Janë arritur një varg marrëveshjesh që nga pala kosovare janë implementuar gati të gjitha, ndërsa nga Serbia asnjë”, ka deklaruar Haradinaj në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Pezullimi i dialogut: Impakti në procesin e Integrimit Evropian të Kosovës” Haradinaj ka thënë se Serbia vazhdimisht që nga fillimi i dialogut nuk është duke ndërhyrë në Kosovë. “Kosova nuk ka viza, ka kushte të ashpra për viza që as vetë vendet anëtare të BE-se nuk i kanë plotësuar ende – siç është çështja e demarkacionit. Këtë problem e kanë Kroacia me Slloveninë e Mali i Zi me Kroacinë – janë shtatë raste të tilla në BE. Unë mendoj që është koha të ndërpritet dialogu ne e kemi për obligim të ja bëjmë me dije Serbisë e BE-së se nuk mund të luajnë me qytetarët e Kosovës. Nëse Serbia ka ushtruar gjenocid e krim si dhe na kanë poshtëruar për sa kohë, ne vazhdojmë edhe 18 vjet pas luftës të japim për Serbinë”, ka theksuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …