Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka kujtuar të rënët e Brigadës ‘Brigadës 137’ në Çabrat të Gjakovës, në 24-vjetorin e rënies. Ai ka shkruar se 24 vjet më parë në Çabrat, bijtë e bijat e Gjakovës të rreshtuar në ‘Brigadën 137’ – shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë, zhvilluan një nga betejat më të rëndësishme të luftës çlirimtare. “Serbët, mllefin nga humbjet në përballje me forcat tona e zbrazën me hakmarrje në civilë të pambrojtur, duke vrarë e zhdukur 100 djem e vajza të këtij qyteti. Gjatë luftimeve, nga radhët tona ranë në altarin e lirisë trimat: Agim Haxhiavdyli, Ahmet Gjikolli, Ali Hoxha, Arben Saraqini, Bujar Roka, Dashmir Krasniqi, Genc Këpuska, Hamëz Zyberi, Hazyr Këpuska, Islam Koci, Ilir Berisha, Kushtrim Hoxha, Megzun Boshnjaku, Mentor Shtaloja, Sefedin Xërxa, Taulant Nura, Tom Gjoka, Yllka Domi dhe Ylber Hoxha. Të rënët për liri janë kujtesa dhe ndërgjegja jonë kombëtare” ka shkruar mes tjerash, eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …