leoni

Ramush Haradinaj

Haradinaj: Të shkohet në zgjedhje, mos të torturohet populli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, beson se vetëm zgjedhjet e reja mund ta riparojnë gjendjen aktuale në vend. Ai ka vlerësuar se gjendja momentale çdo ditë e më shumë po bëhet më e rëndë. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se shkuarja në zgjedhje të parakohshme është pjekuri politike. “Mbajtja e gjendjes ekzistuese po bëhet e rëndë dhe e vështirë për institucionet dhe për vendin, sidomos për qytetarin. Duhet t’ia kthejmë vendimin qytetarit, pra sovranit. Në këtë situatë kjo është legjitime dhe shprehje e një pjekurie politike, e një vetëdije të lartë. Nuk bën të testohet deri në pafundësi një gjendje e tillë. Mënyra më e mirë për t’u riparuar kjo gjendje që e ka rënduar Kosovën është për t’ia kthyer vendimin sovranit. Kjo besoj se do të ishte e mirë për gjithë spektrin politik dhe për qytetarët”, ka thënë ai. Haradinaj, i cili po mbahet padrejtësisht në Francë që disa muaj, në bazë të një fletarrestimi serb, është shprehur i bindur se Gjykata e Colmarit më 27 prill do ta refuzojë kërkesën e Serbisë për ekstradim dhe do ta lirojë atë. Ai ka thënë se kërkesa e palës serbe është e padrejtë dhe e motivuar politikisht. “Kjo kërkesë është thjesht përndjekje ndaj meje dhe nuk ka të bëjë asgjë me ligj”, ka theksuar kreu i AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …