leoni

Haradinaj: Tetë vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha legalitet të drejtës sonë për shtet

Haradinaj: Tetë vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha legalitet të drejtës sonë për shtet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi ka thënë se u bënë tetë vite që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha legalitet të drejtës sonë për shtet duke e vlerësuar të drejtë përpjekjen hisorike të kombit tonë.

“Tetë vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha legalitet të drejtës sonë për shtet. GjND, në opinionin e vet, vlerësoi se përpjekjet tona historike ishin të drejta. Ky vendim i rëndësishëm hapi rrugë për të ndërtuar Kosovën shtet modern që aspiron integrimet euro-atlantike. Ne kemi ende punë për të bërë, por progresi nuk do të ndalet. Me dhënien e dritës së gjelbër për liberalizim të vizave vuloset e ardhmja jonë në familjen e shteteve paqedashëse dhe demokratike. Kosova në tërësinë e saj të plotë territoriale është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe më gjërë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …