Kryeministri Ramush Haradinaj thekson se nuk është praktike që të deklarohet nëse e ka shumicën parlamentare në Kuvend. Duke iu përgjigjur deklaratave të Thaçit, nëse qeveria e ka shumicën për ta vazhduar punën, Haradinaj potencon se një gjë e tillë mund të kuptohet vetëm atëherë kur opozita i ka 61 vota për rrëzimin e qeverisë. Pas deklaratave të Listës Serbe se do të votojë për rrëzimin e qeverisë, Haradinaj nuk është deklaruar saktësisht nëse koalicioni qeverisës e ka shumicën parlamentare në Kuvend. Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të kryetarit Thaçi, se Haradinaj duhet të deklarohet nëse e ka shumicën për ta vazhduar qeverisjen e tij, kryeministri ka thënë se një kërkesë e tillë është e pakuptimtë nga ana e kryetarit. Sipas kryeministrit, në këtë fazë në të cilën ndodhet Kosova, zgjedhjet nuk janë të favorshme aspak. Madje, ai ka thënë se partitë politike është shumë më mirë të orientohen në përfundimin e temave të mëdha sesa të humbin kohë duke kërkuar zgjedhje. Lista Serbe tashmë e ka bërë publike qëndrimin e saj, pas vendimit të Qeverisë për vendosjen e taksës 10 për qind për produktet që hyjnë nga Serbia, se do ta mbështesë çdo përpjekje për rrëzimin e Qeverisë. Lidhur me këtë presidenti i vendit ka kërkuar që Qeveria të deklarohet nëse e ka shumicën në parlament për ta vazhduar punën. Në të kundërtën vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …