Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kujtuar 28 vjetorin e referendumit të popullit të Kosovës për deklarimin e pavarësisë së Kosovës. Haradinaj thotë se ky akt historik vulosi vullnetin e popullit tonë për të jetuar të lirë e të pavarur. Kryeministri në detyrë thotë se edhe zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor janë referendum se nuk do të lejohet prekja e kufijve territorial. “Tani, 28 vjet më vonë, zgjedhjet që i kemi përpara janë referendum se nuk do të lejohet prekja e kufijve dhe sovranitetit, për ta çuar në vend amanetin e brezave”, ka shkruar Haradinaj
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …