Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ka përfunduar vizitën në Amerikë, ka mbajtur konferencë për media në të cilën ka treguar për vizitën e tij. “Kam pasur takim me ministrin e mbrojtjen Matis, them se Kosova e ka bekimin e Amerikës për Ushtrinë pra kemi përkrahjen e departamentit të mbrojtjes së Amerikës tha Haradinaj duke anashkaluar faktin se përkrahja për ushtrinë nga Amerika nuk ka munguar asnjëherë por për këtë duhet pëlqimi i dy të tretave të deputetëve serbë dhe kurrsesi nuk do të lejohet ndryshe, ashtu sikur ka bërë përpjekje edhe kryetari Hashim Thaçi. Kryeministri ka thënë se beson shumë që Holanda do të ketë mirëkuptim për proceset që po kalon Kosova.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …