“Ne nuk do të ndalemi derisa ta fitojmë betejën për drejtësi dhe ta kodifikojmë të drejtën tonë, duke bërë ligje që mbrojnë të vërtetën e Kosovës, që krimet të mos kalojnë pa u dënuar dhe që secili që mohon krimet kundër njerëzimit në Kosovë e gjenocidin, të përgjigjet para drejtësisë”, ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në akademinë politike dhe shkencore me rastin e 20- vjetorit të zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti, organizuar nën përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit. Fillimisht, kryeministri Haradinaj ka zhvilluar një vizitë në rektoratin e këtij Universitetit “Ukshin Hoti”, për të vazhduar më pas me homazhe para bustit të tij. Kryeministri Haradinaj, gjatë fjalës së tij në akademi, ka thënë se është nder për të që ndodhet për të dhënë një kontribut modest në ndriçimin ose bërjen dritë të jetës, veprës, sakrificës së bashkëkombësit shumë të çmuar, Ukshin Hoti. Më tutje, Haradinaj pasi ka përshëndetur mundësinë e mirë që po iu jep Universiteti në Prizren, “Ukshin Hoti” për konferencën shkencore dhe politike, ka inkurajuar studiuesit, të rinjtë dhe gjithë të tjerët që të kthehen në traditë, që çdo herë ta lartësojnë veprën e bashkëkombësit, një bashkëkombës të madh, profesorit Ukshin Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …