Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur edhe rreth raportit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kohëve të fundit këta të fundit nuk po i kursejn kritikat dhe kërkesat për pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe. Ai ka arsyetuar këtë vendim duke thënë që vendimi për tarifën nuk është bërë në mënyrë që të prishim raportet me Amerikën, por sipas tij për tja treguar vendin e vet Serbisë. “Çdo veprim ka një kundëvlerë por marrja e vendimt për taksën nuk është bërë në llogari që të na prish raportet me Amerikën. Kur marrim veprime kundër Serbisë i bie gati si një veprin kundër Rusisë, e vërtetë që ka një situatë të ndjeshme, ka një kërkesë direkte për pezullim të taksës nga Amerika, por ky vendim është interes i yni. Nuk mundet që askush t’a disiplinojë Serbinë që të mos tërheq njohje për Kosovën, apo mos anëtarësim në INTERPOL e shumë gjëra tjera në dëm të Kosovës”, ka thënë kryeministri. Kreu i Qeverisë, tutje thotë se ky veprim po bëhet prej ‘zorit’, kundër Serbisë përderisa është shprehur i bindur se në asnjë formë Amerika nuk i bën keq Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …