Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Haradinaj thotë se viti 2019 nuk do të jetë aspak i lehtë për Kosovën për shkak të proceseve nëpër të cilat do të kalojë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se viti 2019 nuk do të jetë aspak i lehtë për Kosovën për shkak të proceseve nëpër të cilat do të kalojë. Kreu i ekzekutivit thotë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në këtë vit nuk është në interes të vendit. Ai ka thënë se viti 2019 nuk do të jetë i lehtë për Kosovën pasi do të përballet me procesin e dialogut me Serbinë dhe me Gjykatën Speciale. Haradinaj ka ftuar dy subjektet më të mëdha opozitare, LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje që të bashkohen në  procesin e dialogut, duke thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky proces. Kryeministri në këtë intervistë ka folur edhe për raportet që Qeveria ka krijuar me PSD-në. Sipas tij, zyrtarët e këtij subjekti politik ia kanë bërë të qartë se nuk do të përfshihen në përbërjen e kësaj qeverie.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …