Në një takim me qytetarët dhe strukturat e partisë në Rahovec, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se Evropa duhet të jap diçka, që t’i ndreq të dy palët. Haradinaj përmendi edhe kufirin me Malin e Zi, ku tha se do ta nxjerr Qakorrin dhe Kullën. Kryeministri i Kosovës tha se punojnë në të gjitha drejtimet me Amerikën. Haradinaj theksoi se kur ka kërkuar që Amerika të futet në dialog, shefja e politikës së jashtme, Federica Mogherini nuk ka dalur në konferencë për shtyp më të. Haradinaj tha se tre komponentë e bëjnë marrëveshjen Kosovë-Serbi, e që sipas tij nuk është territori, “Trepça” apo Ujmani. Ai tha se elementi i dytë janë të drejtat e pakicave që jetojnë në të dy anët, ndërsa elementi i tretë janë marrëdhëniet ekonomike.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …