Trepça duhet të kthehet në funksion si një shtyllë kryesore e zhvillimit të vendit, porositi kryeministri, Ramush Haradinaj gjatë takimit me anëtarët te Bordit Mbikëqyrës të Trepçës. Ai tha se i kupton problemet të cilat i presin bordin e ri, për të cilat tha se duhet angazhim të të gjithëve në zgjidhjen dhe tejkalimin e tyre dhe për t’ia rikthyer Trepçës namin e dikurshëm. Në takim me kryeministri morën pjesë kryesuesi i Bordit të Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A. ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”, u pajtuan që të ketë një bashkëpunim edhe në të ardhmen, ndërsa kryeministri theksoi përkushtimin e Qeverinë mbështetjen e mëtejme për Trepçën.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …