leoni

Haradinaj u përgjigjet “opinionistëve” që i akuzojnë komandantët e luftës së UÇK-së

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar disa të vetëquajturëve analistë e opinionistë proqeveritarë, (bij të prokurorëve dhe inspektorëve të UDB-së, RKL), të cilët po e akuzojnë opozitën për veprimet e fundit. Ai i ka pyetur këta opinionistë se a më lehtë është të jesh peng i oportunistëve, që i kanë mbyllur temat, apo i opozitës që po do t’i zbërthejë ato? PO lexoj sesi Kosova qenka peng i opozitës, i komandantëve, i ekstremistëve e gjëra të ngjashme. Opozita edhe unë, po provojmë ta bëjmë pikërisht zbërthimin e këtyre temave jetike për të ardhmen e vendit. Asgjë më shumë! Kjo do të duhej të ishte detyrë të gjithëve.

Unë besoj se intelektualët nuk mund të bëhen konformistë në disa situata jokonformiste.  Por sido që të reflektoni ju, ne jemi të vendosur kundër Asociacionit, siç e sheh Isa Mustafa, dhe Demarkacionit, siç e mendon Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …