Pas krijimit të situatës së re brenda frontit opozitar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm, ku ishin të ftuar edhe kryetarët e degëve të këtij subjekti. Me të përfunduar kjo mbledhje, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur në një konferencë për medie, ku ka shprehur vendosmërinë për të kundërshtuar Qeverinë. “Jemi të vendosur për kundërshtimin e kësaj Qeverie. Do të vazhdojmë bashkë, por kemi dallime. Ne kemi qëndrimet e tona”, ka thënë Haradinaj. Në lidhje me protestën e paralajmëruar, ai ka bërë me dije se vendimi do të merret gjatë javës së ardhshme. Haradinaj, ka folur edhe për largimin e shefes së grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, duke thënë se për këtë është njoftuar vetëm përmes medieve. “Nuk e di, vetëm e kemi pa njoftimin në TV”, ishte përgjigja e shkurtër e Haradinajt.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …