Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se çështja e kufirit me Malin e Zi nuk do të marrë shumicën e votave të deputetëve në Kuvend, më 1 shtator. Ai shpreht i bindur për mediet se koalicionin qeveritar nuk i ka dy të tretat e votave, me të cilat do të mund të miratohej vija ndarëse e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Haradinaj beson se mos ratifikimi i kësaj marrëveshje do ta lironte Kosovën nga një problem i madh me të cilin aktualisht po ballafaqohet.
