Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj duke komentuar çështjen e demarkacionit ka thënë se ai është shpallur i vdekur. Në një postim në rrjetin social Haradinaj ka shkruar se “Populli e ka shpall të vdekur versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi”. Ndryshe Qeveria sot ka dështuar që ta procedojë në Kuvend Projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi. Sipas një njoftimi zyrtar nga Qeveria, Demarkacioni do të procedohet pasi që të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë të iniciuar nga opozita e që është caktuar për të mërkurën.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …