Haradinaj: Viti 2019 nuk ka qenë një vit i lehtë, ramë në sfida që na testuan, por i kaluam me sukses

Haradinaj: Viti 2019 nuk ka qenë një vit i lehtë, ramë në sfida që na testuan, por i kaluam me sukses

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, u është drejtuar qytetarëve përmes një videoje, me ç’rast uroi të gjithë për një vit të suksesshëm në vitin që po hyjmë. “Po mbyllet edhe një vit, viti 2019. Një vit jo i lehtë besoj për të gjithë ne. Sytë, zemra dhe vëmendja jonë çdo herë ka qenë në tema të rëndësishme për ne, për kombin, për të gjithë kudo që jemi. Edhe për mua nuk ka qenë një vit i lehtë. Ramë në sfida që na testuan. Edhe dorëheqja edhe shkuarja në zgjedhje ishin test për Kosovë, ishin test për ne dhe për demokracinë që e kaluam me sukses”, ka thënë ai. “Sot ne mund të themi se jemi më të qëndrueshëm, se jo vetëm që në Kosovë prodhohet energji, por çmimi i energjisë është i lirë”, ka thënë Haradinaj. Ai përmendi si suksese energjinë, Ligjin për Trepçën, Ligjin e Punës duke thënë se Kosova është më e fortë në  siguri.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …