Haradinaj viziton FSK-në në prag të 1 vjetorit të miratimit të tri ligjeve që kësaj force i dhanë mandat ushtarak

Haradinaj viziton FSK-në në prag të 1 vjetorit të miratimit të tri ligjeve që kësaj force i dhanë mandat ushtarak

Nesër do të shënohet një vjetori i miratimit të tri ligjeve për ushtrinë: për Forcën e Sigurisë, për Shërbimin në FSK dhe atë për Ministrinë e Mbrojtjes. Me këtë rast kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes. Ai gjatë një fjalimi para pjesëtarëve të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës tha se me miratimin e këtyre tri ligjeve ka filluar epokë e re për Kosovën. Haradinaj ka shtuar se FSK po punon në planin e saj 10 vjeçar i paraparë për ndërtimin e kapaciteteve të plota. Por ai nuk ka përjashtuar mundësinë e një lufte në Ballkan por ka thënë se Kosova nuk e dëshiron atë. Kreu i Qeverisë ka falënderuar për punën e bërë edhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramën.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …