Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke kujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin, ka thënë se ata do të jenë gjithmonë udhërrëfyesit tonë në rrugën për ndërtimin e shtetit. “Të lindur për luftë, Xhevë e Fehmi Lladrovci, të cilët kisha fatin edhe t’i njoh nga afër, ishin çdoherë në radhën e parë të sulmit, duke iu bënë krah i fortë lëvizjes për liri e pavarësi. Në këtë përvjetor, përulem me nderim para veprës së tyre heroike. Kujtoj bashkëluftëtarët e tyre, Shefqet Zeka e Fatime Hetemi, dhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 114, që me krenari mbajti emrin e Fehmi Lladrovcit. Ata do të jenë gjithmonë udhërrëfyesit tonë në rrugën për ndërtimin e shtetit. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …