Kryeministri Haradinaj, mori pjesë sot në Akademinë përkujtimore kushtuar Betejës së Zhegocit dhe 50 dëshmorëve të Brigadës “Kadri Zeka”, e cila organizohet nën patronatin e tij. Me këtë rast, ai tha se, nderimi për të rënët për liri, në radhë të parë është vazhdim i vetëdijes kombëtare, njofton kumtesa. Haradinaj, gjatë fjalës së tij, tha se lirinë tonë e kanë penguar në ardhje, e mohojnë edhe sot dhe kuptohet e përpjesëtojnë në mënyra të ndryshme dhe do të vazhdojnë kështu. Siç thuhet në njoftim, kryeministri tha se shqiptarët janë ndarë dhe padrejtësisht janë detyruar të jetojnë të ndarë, por mohimi i Kosovës së sotme nga kushdo që bëhet, është gabim. Ai theksoi se të gjithë ata zyrtarë ndërkombëtarë dhe citoi komisionerin Hahn, i cili ka thënë se “nëse palët janë dakord, flasim për kufij’, duhet ta kuptojnë se hapja e kufijve do të hapë çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Ballkan.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …