Haradinaj: Pavarësia e Shqipërisë, 28 Nëntori na bëri zot shtëpie një pjesë të atdheut tonë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e shënimit të 105 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se gjaku, gjuha dhe flamuri na kanë bërë shqiptarë me mijëra vjet dhe na mbajnë edhe sot.  “Por, Pavarësia e Shqipërisë, 28 Nëntori na bëri zot shtëpie një pjesë të atdheut tonë. Pavarësia e Kosovës falë sakrificës shekullore të popullit të Kosovës, shqiptarëve kudo që janë, dhe luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të prirë nga komandantit legjendar Adem Jashari në bëri zot shtëpie në Kosovë. Jemi ende të ndarë, jemi ende në rrugëtimin tonë si komb, por ajo që na bënë të krenohemi shumë dhe që më bënë mua sot si shqiptar të ndihem krenar, është fuqia jonë si komb me respektua vlerat e secilit, gjithë atyre që bashkëjetojnë me ne, edhe komunitetet. Njëkohësisht  ajo që sot më bënë krenar si shqiptar është fakti se kemi përcaktimin tonë euroatlantik, përcaktim i cili na bashkon rrugës. Gjaku, gjuha dhe flamuri na kanë mbajtur të bashkuar dhe do të na mbajnë gjithnjë, por edhe organizimet tjera që i kemi si shqiptarë do të na ofrojnë”, tha kryeministri Haradinaj, i lumtur që po festohet Dita e shqiptarëve, 28 Nëntori.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …