leoni

Harallamb Kota: Poezia shpirtërore në librin poetik, “Shpresën mbaj tek ti”, e autores Alma Mehmeti

Harallamb Kota: Poezia shpirtërore në librin poetik, “Shpresën mbaj tek ti”, e autores Alma Mehmeti

Alma Mehmeti, paraqitet para lexuesit me librin e saj me Poezi “Shpresën mbaj tek ti”. Në të gjitha poezitë e saj, autorja vjen me pikësynime të qarta lidhur me atdhedashurinë, moralin dhe familjen.

Megjithatë, autorja Alma Mehmeti synon të dalë nga kornizat kufizuese dhe t’na sjell ndjesi rinore dhe dashurinë e moshës, që nga bankat  e shkollës e më tej. Alma, është e sinqertë me vargun e saj dhe e ndërton atë plot pasion duke derdhur meditimet e shumta të mbledhura nga miq, shok e shoqe, lidhur me aspekte të jetëve individiale dhe shoqërore.

Autorja, e përshkruan jetën thjesht, e jeton dhe e dashuron, por njëkohësisht ëndërron shumë. Alma rinore, ëndërron princin e kaltër siç ëndërrojnë të gjitha moshateret e saj. Ajo është e ndërgjegjshme për pamundësinë e kësaj ëndrre, por dëshiron ta shikoj dhe ta shijoj.

Autorja Mehmeti, edhe pse i drejtohet qiellit, është e vetëdijshme që jeta me të mirat dhe mbrapështitë e saj realizohet në tokë.

Në vjershat e autores Mehmeti, vend të dukshëm zënë poezitë e pafund për nënën, ku ajo hedh dashurinë e sajë pakufi dhe shprehet me një mall të paçmallur. Duke qenë edhe vetë nënë e dy vajzave, ajo dyzohet dhe kombinon një dashuri të dyfishtë. Poezitë e autores Mehmeti, prekin edhe shumë aspekte të jetës shoqërore dhe shtetërore. Ajo me vargun e saj, ironizon pozicionin e privilegjuar të burrit në shoqëri, hapësirat pa pengesa të djemve dhe lirinë e tyre për të dashuruar. Ajo vargëzon e pikëlluar që vajzat shqiptare janë ende të paragjykuara, ndërsa gratë të dënuara të mbyllen në shtëpi e ti shërbejnë burrit. Në kulmin e pikëllimit autorja, kërkon ndihmën e zotit, duke mos e ditur ende misionin që ai i ka ngarkuar klerikëve (barinjve) ndaj besimtarëve (deleve) .  Autorja Mehmeti, ngrihet mbi moralin e ulët të disa fqinjëve që e rrethojnë, dhe për të dalë nga kjo baltovinë, mjaftohet me vajzat e sajë, duke u kushtuar vjershën “vajzat,ilaçi i zemrës”.

Mendoj se autorja Mehmeti, ka hedhur një hap të rëndësishëm në jetën e saj artistike, duke guxuar të shkruajë vjersha, një gjini shumë e lakmuar por tepër e vështirë. I uroj autores Mehmeti, suksese në udhën e saj poetike.

 

 

Tiranë 27.06.2017

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …