Haris

Tërnava: Kur Qeveria e Kosovës përkrahte opozitën Siriane kundër regjimit të Asadit, edhe unë e kam ngritur zërin

Haris Tërnava, djali i Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar kundër shkrimeve të portalit Ekspress, i njohur për qëndrim anti islam  dhe qëndrim përbuzës ndaj familjes së tij. Ai ne reagim, duke iu përgjigjur gënjeshtrave të sajuara nga Ekspressi ka shkruar se kurrë në jetën tij  nuk është vozitur me  vetura të shtrenjta. Vetura të cilën e vozis është Audi A3, viti i prodhimit 2006. Asnjëherë në jetën time nuk kam vizituar asnjë shtet të Evropës sikur shkruan në këtë portal. Haris Tërnava ka pranuar faktin se “ditën kur u helmuan 1600 fëmijë në Siri, kur shikonim skena trishtuese e tepër të dhembshme, në kohen kur opozita Siriane vinte për vizitë në Prishtine, kur Qeveria e Kosovës përkrahte opozitën Siriane kundër regjimit të Asadit, kur pashë fëmijë të masakruar e të helmuar, të bërë copë, ajo më shtyri që të ngre zërin kundër këtyre padrejtësive që ju bënin fëmijëve, grave e pleqve. E assesi nuk ka të bëjë me thirrje për të shkuar në Siri, bile koha kur është publikuar kjo video atëherë ende nuk ishte dalë në skenë ISIS-i”, ka shkruar mes tjerash Haris Tërnava, në reagimin e tij kundër gënjeshtrave të pandërprera që perhapë  Portali Ekspress i financuar nga kupollat e krimit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …