Harun Nebih Beka (3.6.1951 – 11.4.1999)

Harun Nebih Beka (3.6.1951 – 11.4.1999)

Harun Beka u lind më 3 qershor të vitit 1951, në një familje të varfër por shumë bujare, familje tipike shqiptare. Ishte njeri nder 12 bijtë e bijat  e baba Nebihut dhe i nënë Hamides. I rritur në varfëri por i rrethuar me një dashuri te veçantë prindërore, Haruni, në familjen e tij u rrit i shëndetshëm dhe  shumë i shkathët.

Se bashku me lojërat e fëmijërisë, shpesh here kishte dëgjuar për vuajtjet e shqiptareve ne kohen e Rankoviqit, kohën e shpërnguljeve masive te shqiptareve për ne Turqi e vuajtje të tjera. Ato i kishte  dëgjuar sidomos nga babai Nebihu. Këto pjesë të historisë së trishtueshme të kombit shqiptar te  Haruni kishin lënë mbresa të veçanta.

Shkollën fillore dhe te mesme e kreu ne Mitrovice. Ne vitin 1972 pasi kreu një kualifikim për gjeologji ne Lubjane u largua për kushte me te mira ne Gjermani.

Pas shpërthimit te Demonstratave te lavdishme te vitit 1981 Haruni qe ne atë kohë shkonte neper tubimet dhe demonstratat e organizuara ne mbështetje te rinise dhe popullit shqiptar. Në këto dhe manifestime te kësaj natyre Haruni njohu edhe Kadri Zekën, person i cili tek ai la mbresa te jashtëzakonshme. Qe nga kjo kohe për Harunin çdo gjë tjetër ishte dytësore, vetëm lufta ne mbrojtje te interesit dhe çështjes kombëtare ishte motoja e tij.

Tubimet dhe Demonstratat e organizuara nga patriotet shqiptare ane e mbanë botes ne mbrojtje te djemve e vajzave te Kosovës, ia shqyen maskën Jugosllavisë, kinse si shtet demokratik. Kjo gjë ata i alarmoi ne kulm prandaj edhe e intensifikuan aktivitetin e tyre agjenturor ne bote. Si pasoje e kësaj neper Europe bene edhe atentatet e njohura si ai i Brukselit,  i Frankfurtit e me i kobshmi per shqiptaret ishte ai i Untergrupenbahut te Shtutgartit ku u vranë: Jusufi,Kadriu e Bardhoshi, më 17 janar të vitit 1982.

Ne një tubim, ne qershor te vitit 1983  ne Sunden tç Gjermanisë, përfaqësia jugosllave kishte organizuar nje salle ne te cilën përveç shfaqjes se një filmi, do te propagandohej edhe jeta e shqiptarëve në Jugosllavi. Ne këtë tubim ishte i dërguar edhe konsulli e vicekonsulli i cili rastësisht ishte shqipfoles por me shpirt jugosllavi. Haruni duke qene i vetëm ju kishte dërguar mesazh organizatoreve se nuk do te le të flasë.

Ne mërgim, perveç punës, Haruni kishte mundësi te sigurojë literature te mjaftueshme nga Shqipëria. Ai që në fillim mbante lidhje me ambasadat e Shqipërisë, posaçërisht me atë te Vjenes. Pikerisht ne Vjene ai njohu e bashkepunoi me shume diplomatë të Republikës Socialiste të Shqipërisë sikur  ishin: Mitro Mita (Zagoria), Klimi Prifti, Engjell Koloneci e Petrit Bushati.

Deri ne vitet e 80 lëvizja patriotike shqiptare ne mërgim ishte teper e kufizuar, me shume ishte e përqendruar ne futjen e literaturës nga Shqipëria, bëheshin tubime e ahengje, ne kohen kur ne Kosove rinia shqiptare burgosej, torturohej e vritej  rrugëve. Me gjithë këtë  punëtorët ndiheshin shume te forte dhe tubimin donin ta mbanin, por me forca te shtuare te sigurisë.

Mirëpo te gjitha keto nuk ju mjaftuan, sepse mu ne fillim te tubimit arrin Haruni sypatrembur, dhe duke hedhur parulla anti Jugosllave.  Futet ne salle dhe ndërprenë aktivitetet . Me këtë rast ai me një revole godet  ne drejtim te konsujve qe për fat te keq, për shkak te rrëmujës e katrahurës qe ndodhi, ata shpëtuan. Për këtë rast u burgos, por pas hetimeve qe ju bene dhe vërtetimit se akti i tij ishte komplet me motive politike, u lirua dhe ju njoh strehimi politik, edhe pse Jugosllavia i leshoi dy nota proteste Gjermanise, duke kërkuar që Harun Beka  t’i dorëzohej Jugosllavisë. Akti i Harunit ne atë kohe beri buje te madhe, kurse familja e tij perjetoi presione e maltretime nga me te tmerrshmet.

Harun Beka i njohu dhe e njohën gati te gjithë personalitetet relevante ne mërgatë. E kishte shoke te mirë,  Enver Hadrin i cili u vra ne Bruksel nga UDB-ja, madje e motra e tij pas vrasjes se Enverit i thoshte Harunit se tani e tutje ti je vellai im, edhe per arsye se Haruni sikurse edhe Enveri mbante  mjekër.

Ai ishte shume aktiv ne organizimin e tubimeve dhe demonstratave ane e mban Europes, që nga Osllo në veri e deri në Gjenevë në jug, e qe nga Vjena ne lindje e deri ne Paris e në Bruksel ne perëndim.  Ishte ose njëri nder organizatoret ose se paku ne radhet e para te demonstratave. Nga gjithë ky aktivitet i dendur Harunit nuk i mbetet kohe për gjera te tjera, kjo me se miri mund te shihet edhe ne kartelën e tij personale te punës, ne te cilën qe nga viti 1983 e deri me 1999 nuk mund tia besh nje vit te plote qe ka punuar.

Haruni ne fillim ishte anëtar i një grupi formuar ne vitin 1986, pastaj edhe anëtar i Komitetit te Kosovës për Informimin e Opinionit Botëror. Anëtar qe nga themelimi i Organizatës Revolucionare Shqiptare me vonë Partia Revolucionare Shqiptare, ne te cilën mbajti poste drejtuese, deri sa edhe ra ne fushën e nderit.

Ishte me vite te tera anëtare i kryesisë te Klubit Shqiptar “Emin Duraku”, ne Dysseldorf, klub ky qe luajti një rol te rëndësishëm ne organizimin e mërgimtareve kundër Jugosllavisë.

Haruni ishte i prere, dhe nuk i duronte njerëzit e pa kurriz e te luhatshëm. Ne një takim te rastësishëm ne Dyren, ku ishin mbledhur shume shqiptare e i shprehnin fjale miradie ish udheheqsit te larte te Lidhjes Komuniste te Jugosllavise Azem Vllasit, Haruni u ngrit e i tha: Shih ketu, Azem Vllasi, mos mendo se vetëm pse u burgose 2 muaj u bëre patriot, ti ishe ai qe serbët te shfrytëzuan deri ne maksimum.

Krismat e para kundër Serbisë, qe filluan si atentate, Haruni i priti si sihariqin me të mire qe mund ti vinte nga Kosova. Rritja e këtyre krismave dhe shndërrimi i tyre ne UCK ishte gëzimi me i madh i tij. Haruni thoshte shpesh, vetëm me djeg shkaun me barot, ateherë fitohet liria.

Qe nga kjo kohe, Haruni u përqendrua me tere qenien ne ndihmën e kësaj lufte te lavdishme, deri sa edhe u be pjese e saj. U mor shume edhe me organizimin dhe percjelljen e mërgimtareve te shumte qe u kthyen e i dolën zot vendit te vet, pastaj ishte nder kryesoret nga Partia Revolucionare Shqiptare qe drejtonte furnizimin e UCK-së nga Shqipëria.

E gjithë kjo Harunit nuk i dukej mjaft, prandaj qe në pranverën e vitit 1998 kishte kërkuar qe te rreshtohej ne radhët e UCK-se, kërkese e cila ne fillim ju refuzua. Me muaj te tere Haruni ne çdo takim te vetmen gjë qe shtronte ishte kërkesa qe ai te lejohej te radhitet ne njësitet e UCK-se.

Ne verën e vitit 1998, jo për fajin e tij, dështoi hyrja ne Kosove për arsye te problemeve ne komunikim, dhe kjo u shty deri ne dimrin e po atij viti, kur Haruni u bashkua me shokët e tij te frontit. Ishte fat i tij qe te operonte ne piken strategjike te Koshares, ne betejën më  te vështirë por te lavdishme te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, kur për here te pare u thye kufiri artificial ne mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ditën e 11 Prillit  1999 Kosovës do t´i rritej lavdia me trimëritë  e trimave  sypatrembur  si Sali Ceku, Agim Ramadani, Rrahman Tafa e Harun Beka, të cilët me heroizmin e tyre u bene shembull se si duhet luftuar dhe vdekur per Shqipërinë. Lajmi për rënien e Harunit i tronditi te gjithë, por edhe i  bëri krenar të gjithë ata që e njohën dhe që e kishin shok të idealit.

   Me Harunin, Rrahmanin, Agimin e trima te tjerë si këta, mburret familja, mburren shokët, mburret Kosova, mburret Shqipëria. (Sabri Duraku)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …