Hasan Luma: Më 18 prill 1999, dita kur u granatua Kraishta, vrasësit e qytetarëve kraishtas të dalin para drejtësisë

Hasan Luma: Më 18 prill 1999, dita kur u granatua Kraishta, vrasësit e qytetarëve kraishtas të dalin para drejtësisë

Pas masakrës e dhunës barbare që kishin kryer forcat serbe më 15 e 16 Prill 1999 në fshatin Sllovi të Komunës sonë, duke masakruar e vrarë 45 civilë shqiptarë dhe plagosur 11 të tjerë,ishte e pritshme se dhuna ,vrasjet dhe një veprim i tillë barbarë mundë të shtrihej edhe ne fshatrat tjera të Komunës së Lipjanit. Fshati Kraishtë, përshkak të pozitës gjeografike dhe popullatës së përzier ,ku më 1999 kishte 176 shtëpi me mbi 1300 banor shqiptarë dhe mbi 700 qytetarë të strehuar nga zonat tjera të luftës ,si dhe 19 familje serbe me 63 banorë, sdo mend se pritej të sulmohej nga forcat serbe .Kështu edhe ndodhi.Më 18 prill të atij viti bëhen 18 vite kur filluan granatimet,vrasjet, djegiet plaçkitje ,dëbimet ,pra,shënohet dita kur filloi dhuna e forcave serbe të udhëhequra nga ushtria,policia dhe grupet paramilitare të mbështetur nga serbet lokal të fshatit. Në fakt, makineria serbe, gjithçka filloi në orën 7 e 45 minuta të mëngjesit të datës 18 prill 1999 duke granatuar fshatin me predha të tankeve dhe minahedhësve të kalibrit të ndryshëm, të cilat ishin stacionuar ne malet e fshatit Hallaq i Madh. I gjithë ky veprim barbar i forcave serbe ,që shfaqte dhunë të pa kontrolluar ndaj popullatës civile e të pambrojtur ,ndihmohej në forma të ndryshme dhe vëzhgohej nga sytë e serbeve lokal të fshatit.

Për pasoj e këtyre granatime në hyrje të fshatit Kraishtë , nga plagët e marra vdes Sahadete Dragaqina Bajrami meqë predha e hedhur nga tanku i forcave serbe godet rimorkion e traktorit të mbushur përplot me gra dhe fëmijë, të familjes Dragaqina ,nga fshati Bujan ,e cila tentonte të futej drejtë maleve të fshatit Kraishtë. Gjuajtjet nga makineria serbe në mënyrë të pakontrolluar , në drejtim të fshatit duke qëlluar shtëpinë Avdi Berishës , për fat pa pasoja në njerëz, një predhe tjetër godet objektin e kultit fetar duke rrezuar krejtësisht kupolën e kishës ,e cila kishte filluar se ndërtuari më 15 shtator 1987 krejtësisht për motive politike. Nën breshëri të granatimeve dhe gjuajtjeve me armë të ndryshme banorët e fshatit Kraishtë së bashku me të strehuarit shumë shpejt arrin të boshatisin fshatin e tërhiqen parmes rrugicave të ndryshme , në drejtim të fshatit Varigoc dhe maleve të Blinajës .

Forcat serbe me makinerinë e tyre vrastare ishin futur në fshat dhe së bashku me banorët serb të fshatit kishin vendosur disa çerdhe të snaiperistëve, si: në shkollë, në shtëpinë e Ruzhdi Lumës,Rexhep Lumës, Isuf Kodrës etj. Ku pikërisht nga këta snajper vriten Tahire Lacaj amvise dhe nxënësi Lavdim Kodra. Tani më 25 serb lokal të armatosur të udhëhequr nga ushtarakët rezervist vëllezërit Mila e Sllavisha (Dragomir) Nedelkoviq ,paramilitari Ristiq (Vesa) Zhika,policët aktiv Bllagoje(Dragomir)Stojanoviq, Zvonko (Danillo) Deniq, Pata (Danmillo) Deniq ,Zllatko (Danillo) Deniq, Millan (Mile) Dimiq, Zvonko(Sava) Dimiq, rojtarët e pyllit Rada (Despot) Nedelkoviq Anxhellko(Vojin) Nedelkoviq e Momqillo (Cedomir) Deniq , elektricisti Spasiq (Vicki) Borko, postieri Neshko(Jovan) Jovanoviq,vëllezërit Acko dhe Boki Nedelkoviq, të cilët mbajnë fshatin në kontroll dhe mbahen përgjegjës edhe për ofensivën e datës 25 maj 1999, në orën tre të mëngjesit ku dhe vriten qytetarët: Bekim Musli Morina, Lulzim Bajrami,Naser Kodra Ali Kadriu dhe vëllezërit nga fshati Carralevë e Komunës së Shtimes Afrim Latifi e Arsim Latifi.

Pastaj gjatë këtyre ditëve sa mbajnë fshatin të rrethuar e në kontroll të tyre po këta arrin djegin shtëpitë e Ismet Lumës ,Selim Lumës ,Shaban Lumës ,Ramiz Kadriut dhe plaçkiten 176 shtëpi me tërë pasurin dhe ekonomitë familjare pastaj mekanizmin bujqësor, u therren dhe u vranë të gjitha bagëtitë ,u demolua busti I Skënderbeut , u plaçkit dhe u shkatërrua i gjithë inventari I shkollës në tërësi ,thjesht u djeg e shkatërrua gjithçka e gjallë që gjindej në fshat.
Gjithashtu nga fshati Kraishtë bien në altarin e lirisë në territorin, e Komunës së Shtimes, Behram Bajrami si dhe djali i tij Gëzim Bajrami i cili bie në pritë të forcave serbe gjatë rrugës për në komandën e UÇK-së në fshatin Rancë.

Është momenti i fundit që drejtësia të merret me këto krime të kryera nga forcat serbe .Në Kraishtë ,pas përfundimit të luftës ,ishin përfaqësuesit e Tribunalit të Hagës ,që merren me krimet e luftës në Kosovë,por ata kanë marrë vetëm informata tek familjarët e të vrarëve dhe ikën. Premtimet mbetën vetëm premtime edhe pse janë faktet të mjaftueshme për vrasjet e kryera ,por shpresojmë që institucionet e drejtësisë të fillojnë procedurat për zbardhjen e këtyre vrasjeve e kriminelet të marrin dënimin e merituar.

Lavdi të gjithë të rënëve për liri! Respekt për familjarët !

Autorë të shkrimit : Hasan Luma e Avni Bajrami

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …