Publicisti, shkrimtari dhe dëshmitari i gjallë i gjenocidit, në Bosnje e Hercegovinë, Hasan Nuhanoviq, në një intervistë për Al-Xhazira, ka shpjeguar në hollësi ngjarjet që lidhen me gjenocidin që kanë kryer serbët në Bosnje, e veçmas, në Srebrenicë, ku ushtria serbe 26 vjet më parë ka vrarë mbi 8.000 boshnjakë myslimanë. Pasi me familjen e tij kishte përshkuar malet e Bosnjës duke ikur nga bombardimet e ushtrisë kriminale serbe, ai në pranverë të vitit 1995 kishte arritur në Srebrenicë. Gjatë luftës kishte qenë përkthyes i UNPROFOR-it. Të gjithë anëtarët e familjes, serbët ia kanë vrarë në Masakrën e Srebrenicës. Nuhanoviq për vite të tëra pas luftës është angazhuar me qëllim për të zbardhur të vërtetën mbi krimet në Srebrenicë, në një zonë e cila ishte shpallur në mbrojtje të trupave paqeruajtëse të UNPROFOR-it. Ai është edhe autori i librave: “Nën flamurin e Kombeve të Bashkuara, bashkësia ndërkombëtare dhe krimi në Srebrenicë”, si dhe librin “Ikja”.
Në një intervistë për Al-Xhazira ai ka vënë në pah disa rrethana të veçanta, për të cilat opinioni ende nuk është i njoftuar sa duhet.
Në kujtimet e tij të shumta të faktuara dhe të argumentuara në librat e tij, ai ka veçuar faktin se komandanti i grupit që kishte zbrarkuar në qytet ishte njëfarë Milorad Pelemish, i Njësisë së dhjetë Diverzante, për të cilin dihej se në lokalitetin “Piliç” brenda një dite me bandën e tij, në njësitë e Drazhen Erdemoviqit kishte vrarë 1500 myslimanë boshnjakë, për këto krime që ka bërë, ai flet me krenari edhe sot.
Nuhanoviq thotë se sulmi i përgjithshëm mbi Srebrenicë ka filluar me 6 korrik të vitit 1995. Njerëzit kishin filluar ta mbronin qytetin. Ushtarët holandezë nuk e kishin zbrazur asnjë fishek. Qyteti ishte mbrojtur për pesë ditë. Por ndërkohë kishte ndodhur tradhtia e forcave holandeze. Komandanti i Batalionit holandez në zonën e demilitarizuar të Srebrenicës, Thoma Karremans, në mbledhjen e 10 korrikut, në mbrëmje, ku kam qenë edhe vetë i pranishëm dhe kam përkthyer, ka thënë se nesër, më 11 korrik në orën gjashtë të mëngjesit aviacioni i NATO-s do të fillojë bombardimin e njësive ushtarake serbe.
Në atë kohë, forcat serbe kishin depërtuar 5 kilometra në thellësi të zonës së quajtur të “demilitarizuar”. Kishte vetëm edhe një kilometër për të arritur në qytet. Premtimi i tij i kishte hutuar mbrojtësit. Për më tepër Karremans kishte bëtë të ditur se lajmin për sulmin e NATO-s e kishte marrë personalisht nga komandanti i UNPORFOR-it, Rupert Smith, i cili kishte specifikuar se në sulm do të lëshoheshin 40 deri në 70 avionë luftarakë të NATO-s. Ky premtim i rrejshëm bëri që mbrojtësit e Srebrenicës të tërhiqeshin. Por edhe po të kishin thënë trupat paqeruajtëse, mbrohuni sepse ne as NATO-ja nuk mund t iu mbrojmë, edhe kjo do të kishte qenë dyfytyrësi, sepse bëhej fjalë për një zonë që vetë ata e kishin shpallur të mbrojtur, të demilitarizuar. Mbase Srebrenica do të binte edhe ashtu për shkak të epërsisë ushtarake serbe, por mbrojte do të kishte.
Për krimet dhe gjenocidin më të shëmtuar që kanë kryer serbët në Srebrenicë dhe përgjithësisht në Bosnje, pas Luftës së Dytë Botërore ende nuk ka as pritet të ketë drejtësi, thotë, Nuhanoviq. Janë mbi 5000 kriminelë serbë që kanë marrë pjesë në krime dhe nuk janë dalë as do t’i nxjerrin ndonjëherë para gjyqeve. Kryekrimineli, Radovan Karaxhiq nuk është dënuar me burg të përjetshëm, bastardi i sojit serb, Vojisllav Sheshel është liruar nga burgu i pafajshëm, Ratko Mlladiqit ende po i bëhet gjyq, ndërsa kryekrimineli, Slobodan Milosheviq ka vdekur në burg, para se të shpallej fajtor dhe t’ i shqiptohej dënimi. Për gjenocidin në Srebrenicë janë dënuar vetëm disa pjesëmarrës në krime, ndërsa mijëra të tjerë janë amnistuar. Nuk mund të ketë drejtësi për Srebrenicën, ka thënë mes tjerash në intervistën e tij, shkrimtari dhe intelektuali boshnjak, Hasan Nuhanoviq. (Pjesë nga intervista e gazetarit, Jasmin Agić, me Hasan Nuhanoviqin, botuar në Al-Xhazira).