Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se po jep deklarata që janë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Ai e përmendi rastin e Enver Sekiraqës, për të cilin tha se nuk mund të përgjithësohet i gjithë sistemi për gabimet e individëve. Është ndërhyrje kur kryeministri e hapë mbledhjen e Qeverisë dhe thotë kë dështuar sistemi i drejtësisë. Nuk ka dështuar sistemi me Sekiraqën, ka dështuar një gjyqtarë e një trup gjykues, dhe atë vendim e ka përmirësuar Gjykata e Apelit. Këshilli gjyqësor ka marrë masa disiplinore ndaj gjyqtarit… Sistemi i drejtësisë kanë vepruar, sikur të mos vepronte apeli e këshilli gjyqësor atëherë është diçka tjetër. Sistemi i drejtësisë sonë në rajon është më i miri, por kemi ndërhyrje haptas të kësaj qeverie, kur kanë nxjerrë ligjin për zyrtarë publikë, për pagat, ligjit për këshillin prokuroria, kushtetuesja ka konstatuar ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, tha ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …