Hasan Shala: Kryeministri Albin Kurti, po jep deklarata që janë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

Hasan Shala: Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po sillet si militante e partisë së saj e jo sikur duhet

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, e ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se po sillet si militante e partisë së saj e jo si ministre. Zonja Haxhiu duhet të merret me punët e rëndësishme që i ka brenda kompetencave të saj e jo të sillet si militante. Ajo shumë më mirë është me u marrë me tri pozitat, burgjet apo SHKK me u marrë me këto probleme.  Qe dy apo tri here u djeg IML-ja, dhe e saj ligjet cilësore,  po ia kthen Kushtetuesja. Më mirë të merret me kompetencat e veta se me deklarata politike.  Ai i përmendi ikjet e fundit nga burgjet e Kosovës, e që sipas tij janë përgjegjësi e ministrisë që e drejton. Albulena nuk e ka kryer detyrën e ministres, kemi skandale në burgjet e Kosovës. Nëse në burgje ikin njerëz, dhe dalin thonë kemi qenë të maltretim, nëse në burgje hyn droga, nëse ka maltretime mes të burgosurve dhe gardianët nuk reagojnë, tha  ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …