Kryetari i Komisionit Parlamentar
për Arsim, Nait Hasani ka bërë të ditur se nga Buxheti i Kosovës janë paraparë
2 milionë euro për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në
projektligjin e shqyrtuar për Akademinë, është vendosur që ky institucion të
raportojë njëherë në vit para deputetëve. Sipas deputetit, Nait Hasani,
Akademisë së Shkencave për vitin e ardhshëm i janë ndarë 2 milionë euro. Ai
theksoi se Akademia duhet të deklarohet për çështje politike dhe për krizën në
vend, gjë e cila sipas deputetit Nait Hasani, nuk është pranuar nga udhëheqësit e
këtij institucioni me arsyetimin se ata nuk merren me politika ditore.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim
Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …