Hasani për krijimin e Qeverisë: T’i jepet mundësia edhe të dytit i cili dëshmon se i ka numrat

Hasani për krijimin e Qeverisë: T’i jepet mundësia edhe të dytit i cili dëshmon se i ka numrat

Partitë politike edhe përkundër koalicioneve parazgjedhore, nuk arritën t’i sigurojnë votat e mjaftueshme për ta krijuar qeverinë. Në bazë të Kushtetutës, herën e parë i takon partisë apo koalicionit fitues që të tentojë ta krijojë qeverinë. Por herën e dytë, sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, presidenti duhet t’ia japë shansin edhe partisë së dytë. Në të kundërtën, sipas tij, presidenti bën shkelje kushtetuese. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka shpjeguar procedurat që duhen ndjekur deri në formimin e qeverisë. Në një intervistë për “Kosovapress”, Hasani ka thënë se nëse partia apo koalicioni fitues nuk arrin herën e parë ta krijojë qeverinë, presidenti i Kosovës duhet t’ia japë mundësinë e dytë partisë apo koalicionit i cili arrin të dëshmojë se i ka numrat. Në të kundërtën, presidenti, siç thotë Hasani, bën shkelje kushtetuese. “Për herën e dytë kemi thënë që është në diskrecionin e shefit të shtetit, por diskrecioni nuk nënkupton arbitraritet, por bazohet në ligj ose një vendim, ose individual, në këtë rast në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në Kushtetutën e Kosovës, e cila atë diskrecion e kushtëzon brenda detyrave që ka shefi i shtetit për garancion të Kushtetutës, për përfaqësim të unitetit juridiko kushtetues të popullit dhe stabilitetin e institucioneve dhe ai është përgjegjësi primar. Dhe po nuk i bëri këto, bënë shkelje kushtetuese”, ka thënë Hasani. Ai ka shtuar se nëse as herën e dytë nuk arrihen votat e mjaftueshme për ta votuar qeverinë, vendi shkon në zgjedhje të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …