Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se qeveria e Kosovës ka shkelur përsëri Kushtetuën e vendit. Ai fillimisht u ndalë në një intervistë të kryeministrit në detyrë i cili iu drejtua atij me emërtimin ‘’profesor’’, ndërsa disa vite më parë e kishte fyer atë. ‘’Kur je fytyrë publike herë të quajnë sahan e herë profesor. Ajo ka qenë politike nuk dua të bëjë pjesë përsëri aty’’, thotë ai. Mirëpo, vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, sipas tij, është në kundërshtim të plotë me Gjykatën Kushtetuese dhe vendimin e saj. “Kjo do të thotë është tërësisht anti kushtetuese dhe kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sepse Gjykata Kushtetuese e ka bërë jashtëzakonisht të qartë që Ministria e Shëndetësisë mund të bëjë kufizime të lirive dhe të drejtave të njeriut për aq sa ka autorizime ligjore të Ligjit për Shëndetësinë dhe Ligjin për parandalimin e Sëmundjeve Infektive. Do të thotë këta mund ti fusin në karantinë persona dhe hapësira të cilat janë të infektuara, një nga një, komuna, hapësira, lagje të caktuara, e tjera”, tha Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …