Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Hasani: Të miratohet ligji dhe të organizohet referendum për bashkim me Shqipërinë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se Kosova duhet të shfrytëzojë të drejtën kushtetuese për të miratuar ligjin dhe të organizojë referendum për bashkim me Shqipërinë. Ai ka treguar se ka kërkuar nga partia e tij, që është në Qeveri, të punojë për miratimin e një ligji që do t’u jepte qytetarëve të drejtë për të vendosur vet për bashkim me Shqipërinë. Sa I përket demarkacionit, deputeti i PDK-së ka thënë se ai nuk ka hequr dorë nga qëndrimi tij kundër këtij versioni, derisa ka shtuar se meritat që demarkacioni nuk ka kaluar i kanë deputetët e shumicës dhe jo opozita. Hasani është shprehur i bindur që kryeministri Isa Mustafa është zbrapsur nga vendimet e tij për ta dërguar demarkacionin për miratim në Kuvend, pasi, siç tha ai, e ka kuptuar që në këtë proces ka gabime të mëdha. Ai po ashtu është shprehur i bindur se si kryeministri, por edhe partitë tjera do të pajtohen që të fillojë një proces i ri i rishikimit të demarkacionit, gjë që, sipas Hasanit, do të ndikonte edhe në procesin e liberalizimit të vizave. “Edhe BE-ja do të hiqte dorë nga kërkesa që të votohet vija kufitare Kosovë-Mali i Zi”, vlerson deputeti Hasani.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …