Hashani: Rritja ekonomike nën 4 për qind,  është rritja më e ulët në historinë e Kosovës

Njohësit e ekonomisë kanë vlerësuar se rritja ekonomike prej 3.9 për qind, është e pamjaftueshme një vend të varfër si Kosova. Ata kanë thënë më tutje se një rritje e tillë për një vend të varfër si Kosova, nuk ofron një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e as nuk garanton stabilitet social. Profesori universitar, Medain Hashani ka thënë se që një vend i varfër sikur është Kosova, për të pasur një zhvillim ekonomik të hovshëm, rritja duhet të jetë dyshifrore. Qeveria aktuale nuk ka bërë asnjë projekt madhor që do të kishte ndikim në rritjen ekonomike dhe se një rritje nën 4 për qind,  është rritja më e ulët në historinë e Kosovës që nga paslufta, ka vlerësuar eksperti i ekonomisë, Medain Hashani. Ai ka shtuar më tutje se qytetarët tani janë duke marrë kredi që ta mbulojnë vakumin e inflacionit në mënyrë që ta kenë jetën siç e kanë pasur para tre vitesh.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …