Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se bashkimi i partive shqiptare të Kosovës Lindore në një listë për zgjedhjet parlamentare, dha rezultat. Aitha se ky shembull i unitetit duhet të ndiqet kudo ka shqiptarë. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, ka shkruar Thaçi. Partitë shqiptare të mbledhura nën logon e Alternativës Demokratike Shqiptare, kanë siguruar dy deputetë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë që u mbajtën të dielën, ndërkohë ka mundësi që të sigurohet edhe një mandat.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …