Thaçi: S’ka as ndarje të Kosovës e as Republikë Serbe brenda saj

Hashim Thaçi: Brukseli nuk mund të sillet neutral me një vend të pavarur e sovran, sikur është Kosova

Në një intervistë për Dojçe Vele, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se dialogu i Kosovës me Serbinë do të vazhdojë në nivel të kryetarëve të dyja vendeve dhe  do të zhvillohet në Bruksel. Po bëhen përpjekje  të punohet në një qasje që të kemi sa më shpejt një kornizë të gjerë politike të marrëveshjes që do të çonte drejt një fqinjësie të mirë, bashkëpunimit, normalizimit dhe pajtimi ndërshtetëror. I pyetur rreth kritikave të ashpra ndaj BE-së dhe komisarit për Zgjerim  Johanes Hahn, Thaçi ka deklaruar se nuk heq asnjë fjalë asaj çfarë kam thënë më herët. Unë nuk kam kritikuar, por kam shprehur shqetësimin e vonesës së BE-së me Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit. Kjo vonesë dhe ky hendek që është krijuar, ka krijuar hapësirë për ideologji jo euroatlantike në rajonin tonë. Prandaj është koha që edhe Brukseli të lëvizë më shpejtë në mënyrë me dinamike në afrimin e Kosovës me BE-në. Brukseli nuk mund të sillet neutral me një vend  të pavarur dhe sovran, ka thënë mes tjerash, kryetari i Kosovës Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia

Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …