Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim të tij ka uruar Adem Demaçin në 81 vjetorin e lindjes duke nënvizuar se Demaçi është shembull qytetar dhe ikonë e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Simboli i rezistencës sonë kombëtare, baca Adem, sot mbush 81 vjet. Një jetë të tërë ishte ikonë e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndonëse në moshë të shtyrë, ai ende vazhdon të jetë i pathyer dhe shembull si qytetar, si shkrimtar dhe si intelektual. I dëshiroj jetë të gjatë bacës Adem, ka shkruar Thaçi. Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi e ka uruar Simbolin e Rezistencës kombëtare Adem Demaçin, për ditëlindjen e 81-të. Rama e ka cilësuar Demaçin, hero të fjalës së lirë në Kosovë. “Sot, Adem Demaci, heroi i fjalës së lirë në Kosovë, mbush plot 81 vjet. Mirënjohje patriotit dhe humanisti”, ka shkruar Rama në postimin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …