Krerët e institucioneve të Kosovës, pavarësisht protestave e demonstratave të opozitës dhe bllokimit të punimeve të Kuvendit për shtatë muaj ende shprehen të vendosur për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, i cili, sipas tyre, do të bëhet krejtësisht sipas Kushtetutës së Kosovës. Kryetari Thaçi dhe kryeministri Mustafa kanë deklaruar se shumë shpejt do të themelohet komisioni, i cili do ta hartojë statutin e AKS-së, pas të cilit edhe do të funksionalizohet Asociacioni. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa edhe një ditë më parë tha se me ligjin për ratifikim të marrëveshjes së parë ndërkombëtare Kosova ka marrë për obligim ta themelojmë këtë Asociacion, ndërsa ka shtuar se Asociacioni do të themelohet në harmoni të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka evidentuar 23 raste me të cilat shkelet Kushtetuta Madje, Mustafa e Thaçi kanë ironizuar tri partitë e opozitës duke kërkuar që ata të bëhen pjesë e kthimit të Serbisë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …