Thaçi

Hashim Thaçi: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të finalizohet shumë shpejt, me një marrëveshje historike

Pas kthimit nga Brukseli, ku në prani të komisares së BE-së, Federica Mogherini ka biseduar me kryetarin e Serbisë, Ivica Daçiq, kryetari  i Kosovës, Hashim Thaçi  thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të finalizohet shumë shpejt, me një marrëveshje historike, mes dy vendeve. Se cila do të jetë kjo marrëveshje është vështirë të dihet, por është lehtë të konstatohet se të gjitha marrëveshjet e deritanishme, Thaçi i ka cilësuar si historike  Në një intervistë për ABC News, Hashim Thaçi ftoi dhe një herë të gjithë spektrin politik në Kosovë, të bëhet pjesë e këtij procesi. Lidhur me zhvillimet politike në vend, Thaçi përjashtoi opsionin e një krize institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …