Hashim Thaci

Hashim Thaçi: Do të punojmë për kompromis me Serbinë (!)

Kryetari  i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Budvë të Malit të Zi u shpreh se në të ardhmen e afërt do të fillojë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas tij  do të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme për pajtim midis dy vendeve. Bashkimi Evropian kërkon nga të gjithë ne që t’i mbyllim të gjitha çështjet e hapura dhe mendoj se marrëveshja për normalizim është kruciale edhe për Kosovën, edhe për Serbinë, por edhe për rajonin”, tha Thaçi. Për Kosovën, dialogu nuk ka alternativë, do të punojmë për kompromis dhe do të arrijmë marrëveshjen përfundimtare që për Kosovën, që nënkupton anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe njohje reciproke, shtoi Thaçi. Ai po ashtu tha se Kosova dhe Mali i Zi kanë “raporte strategjike të shkëlqyera, të interesit të përbashkët, pa asnjë çështje të hapur”. Thaçi as është pyetur as ka treguar se çka nënkupton kompromisi i fundit, nëse ai nuk është kompromisi që e ka propozuar kryetari i Serbisë, Vuçiq kur është shprehur se me kompromis nënkupton që edhe Serbia të fitojë një pjesë në Kosovë dhe jo të humb gjithçka. Duket se Thaçi është i gatshëm për kompromisin  e fundit, pavarësisht pasojave.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …