Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalën e tij në Samitin e Brdo Birionit, që po mbahet në Sarajevë ka deklaruar se dialogu, pajtimi, mirëbesimi, miqësia bashkëpunimi dhe në fund integrimi janë e ardhmja e rajonit tonë. “Duhet të përkrahim sinqerisht njëri-tjetrin që të ndërtojmë një të ardhme në të cilën të gjithë do të jemi të barabartë dhe do të punojmë së bashku, që sa më parë të bëhemi pjesë e NATO-s dhe e BE-së. Por, do të bashkëpunojmë që së bashku të përballemi me sfidat dhe kërcënimet për rajonin tonë, Për këto u pajtuam sot në Sarajevë, në kuadër të Samitit Brdo-Brijoni, ne liderët e Kosovës, Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë”, ka saktësuar Thaçi në një porsitm të tij në internet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …