Kryetari Thaçi

Hashim Thaçi: FSK-ja do të bëhet Ushtri, s’ ka kthim prapa, s’ ka koordinim me Serbinë për këtë çështje

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, tha për Radion Evropa e Lirë se veprimet e Kosovës për transformimin e FSK-së janë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë. Ai ka deklaruar se FSK duhet të transformohet në ushtri. Ai i dorëzoi të martën kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë me kompetenca mbrojtëse, ushtarake. Duke folur për reagimet e NATO-s dhe ambasadës amerikane në Prishtinë, Thaçi ka saktësuar se ky nuk është veprim i njëanshëm, por nëse ndonjë vend mendon që Kosova duhet të jetë e koordinuar me Serbinë, diçka e tillë nuk do të ndodh. Beogradi nuk do të mund të vendos për Kosovën. Kosova ka institucionet e veta legjitime, është vend sovran dhe i pavarur dhe diçka të tillë ja kam bërë të qartë edhe dje kryeministrit të Serbisë, Vuçiq, të cilit i kam kërkuar që të ushtrojë ndikimin për rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të votohet Asociacioni dhe Demarkacioni – gjithashtu edhe të ndodhin ndryshimet Kushtetuese për FSK-në. Përgjigja e tyre ishte hezituese, prandaj kthim prapa nuk ka, FSK duhet të transformohet në ushtri të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi ka përsëritur se Ballkani nuk rrezikohet nga roli i FSK-së pasi qe sipas tij, funksioni i saj është në përputhshmëri me kornizat euro-atlantike, vlerat dhe standardet e tyre. “FSK-ja është forcë me vlera me vizion euro-atlantik dhe luan rolin e paqes dhe stabiliteti në rajon”, thekson Thaçi. “Ballkani perëndimor rrezikohet nga bazat ushtarake ruse në Serbi, nga aeroplanët MIG, të Rusisë në Serbi dhe nga manovrat ushtarake ruse në Serbi”, ka deklaruar Thaçi për REL.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …