Në një intervistë për “Epoka e Re” kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi shprehet shumë optimist se “dialogu me Serbinë, pastaj arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse, përfundimtare, që do ta sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara. Kjo sipas tij është ambicia kryesore e Kosovës për vitin 2019. E veçanta e vitit 2018 është se është krijuar një moment i ri ndërkombëtar, një shtytje që të mbyllen çështjet e hapura në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këtë viti u arrit Marrëveshja e Prespës që pas dy dekadave solli zgjidhje për kontestin e emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë. Tash vëmendja është te marrëveshja e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo vëmendje e bashkësisë ndërkombëtare, sipas Thaçit ka ndihmuar edhe në përshpejtimin e arritjes së një konsensusi të brendshëm në Kosovë. Kuvendi i Kosovës ka themeluar delegacionin shtetëror për dialogun në të cilin është përfaqësuar edhe një pjesë e opozitës si dhe shoqëria civile. Tanimë është duke u ndërtuar zëri i bashkuar i Kosovës për ta përfunduar dialogun me Serbinë, shprehet Thaçi si gjithnjë optimist po aq sa edhe kryekuvendari, Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …