Hashim Thaçit i jep një goditje për Asociacionin, Këshilli i Ministrave të BE’së

Hashim Thaçi: Gjykatën Speciale e kemi përkrahur për hir të Amerikës dhe të NATO-s

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se gjeneralët e UÇK-së, luftëtarët e saj nuk kanë kryer krime, përkundrazi kanë zhvilluar luftë të drejtë dhe heroike. Ai ndihet krenar për luftën e UÇK-së. “Edhe njëherë ka fituar drejtësia ndërkombëtare mbi shpifjet e ulëta të Serbisë të kohës së Millosheviqit. Gjeneralët e UÇK-së, luftëtarët e saj nuk kanë kryer krime, përkundrazi kanë zhvilluar luftë të drejtë dhe heroike. Jemi krenar për luftën që e kemi zhvilluar. Serbia është e gatshme të gëlltisë atë që ka ndodhë në Kroaci dhe në Bosnjë, por në asnjë rrethanë nuk i gëlltit humbjet në Kosovë”, ka thënë Thaçi për mediet e Kroacisë. Ai ka saktësuar se themelimi i Gjykatës Speciale në asnjë vend në rajon nuk është bërë, edhe pse dihet mirë se UÇK ka zhvilluar luftë çlirimtare, të drejtë dhe këtë drejtësi asnjë gjykatë nuk mund ta kontestoj.  Është padrejtësi historike, por për hire të ruajtjes të bashkëpunimit me NATO-në dhe SHBA-të e kemi bërë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …