Hashim Thaçi

Hashim Thaçi: BE-ja e frikësuar nga ndjenjat ksenofobike ndaloi zgjerimin e saj gjatë mandatit 2014-2019

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi,  në një shkrim të tij të botuar në portalin panevropian “EurActiv” ka marrë guxim dhe ka  kritikuar Bashkimin Evropën për politikën e saj  të zgjerimit. Thaçi shkruan se marrëdhënia e Komisionit Evropian me Ballkanin Perëndimor dhe politika e zgjerimit ka qenë e ndërlikuar. Të frikësuar nga ndjenjat ksenofobike të përziera me lodhjen e zgjerimit në vend, administrata ishte e shpejtë për të premtuar se asnjë zgjerim i mëtejshëm i BE-së nuk do të ndodhte gjatë mandatit 2014-2019. “Përderisa të gjithë të njohur me politikën e dinin se një zgjerim deri në 2019 ishte vështirë të realizohej, politika e qartë e BE-së kishte efekte shkatërruese në rajon në aspektin e minimit të përpjekjeve të reformës. Fakti që kancelarja Merkel e pa nevojën për të nisur procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor 6, duke u përpjekur të mbajë perspektivën e BE-së gjallë,  pavarësisht deklaratave të Komisionit, është shumë domethënëse”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …