Deklarimin e pasurisë së tij e ka bërë edhe kryetari i vendit, Hashim Thaçi. Ai ka deklaruar si pasuri të paluajtshme shumën në vlerë mbi 600 mijë euro. Thaçi posedon një tokë për ndërtimin e shtëpisë në vlerë 157 mijë euro, shtëpi në ndërtim, të cilën e ka shitur në vlerë 280 mijë euro, në posedim të përbashkët ka një tokë bujqësore shtatë hektarë në vlerë 180 mijë euro dhe po ashtu një shtëpi të përbashkët në vlerë 80 mijë euro, bën të ditur Agjencioni Kundër Korrupsionit. Kryetari Thaçi të hyra vjetore ka 34. 478 euro, të cilat i merr si pagë si president, kurse bashkëshortja e tij merr pagë vjetore 18. 000 euro për punën në një universitet privat.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …