Ish- kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që në vazhdim të gjykimit të tij nga Gjykata Speciale, në Hagë, ku po akuzohet për krime lufte, të mbrohet nga arresti shtëpiak dhe pasi që kërkohet një vend i tretë për të qëndruar – ai ka zgjedhur Slloveninë. Ky informacion na është konfirmuar nga disa burime brenda Sllovenisë dhe jashtë saj. Nga Gjykata Specialja ende nuk janë deklaruar për këtë çështje, por dokumentet që janë publikë, tregojnë se Thaçi kishte kërkuar lirim me kusht në dhjetor të vitit të kaluar.
