Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën gjermane “Handelsblatt”, ka folur për izolimin e pa drejtë që po i bëhet vendit tonë nga ana e BE-së, si dhe për zhvillimet e brendshme politike e dialogun me Serbinë. Thaçi ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e BE-së për liberalizimin e vizave. Mbetet në vullnetin e shteteve anëtare të BE-së për të dhënë dritën e gjelbër, në mënyrë që mos t’i izolojnë edhe më tutje qytetarët e Kosovës. “Fatkeqësisht në BE nuk ka ndonjë vizion për të ardhmen e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Është mundësia e fundit për Brukselin për të marrë vendimin pozitiv për vendin tonë”, ka thënë Thaçi për Handelsblatt, duke shtuar se çdo vendim tjetër do të krijojë vakum dhe parakushte për ideologji, të cilat janë anti evropiane anti perëndimore.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …